Subscribe

Prej disa vitesh, aksi nacional Krujë–Qafë Shtamë ka degraduar. Në shumë pjesë të saj, trasetë kanë pësuar shembje duke e bërë të vështirë lëvizjen e mejteve.

 

Nga ana tjetër nuk mungojnë as inertet dhe gurët përgjatë aksit. Çdo ditë shoferët që udhëtojnë drejt parkut kombëtar të Qafë Shtamës apo dhe fshatrave të kësaj zone përballen më vështirësi.

 

Kjo pasi janë më shumë se 5 kilometra rrugë me kthesa të rrezikshme që është dëmtuar, por dhe me mungesë sinjalistike.

 

 

“Ka rënë guri. Fati im që shpëtova. Kanë bërë rrugë shkel e shko.

 

Problemi është se kjo rrugë është dëmtuar që në kohën e tërmetit. Dhe këtu s’ka marrë asnjëri asnjë masë. Ka dhe vende të tjera më sipër ku rruga është e deformuar.”

 

Shkak për degradimin është bërë mosmirëmbajtja. Ndërkohë, autoritetet bashkiake thonë se nuk kanë fonde për të ndërhyrë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *