Subscribe

Prej 7 vitesh varrezat e fshatit Belishovë në Mallakastër prishen nga persona ende të paidentifikuar.

 

Në kohë të ndryshme, fotografitë dhe pllakat e varreve, thyhen, ndërsa deri më sot nuk ka asnjë person përgjegjës, edhe pse është bërë denoncim në polici, madje cështja ka kaluar edhe në prokurori.

 

Banorët tregojnë se deri më tani vetë nuk kanë arritur të gjejnë autorin e këtij akti, ndërsa kërkojnë ndihmë për ndalimin e tij.

 

1-“Të thuash që është vjedhje nuk ka kuptim se nuk kanë çfarë të vjedhin, të jetë ndonjë budalla nuk ma merr mendja se do i kishte marrë me radhë. Do jetë ndonjë njeri i keq se këta që janë këtu kanë marrë nga një metër vend dhe i kanë mbyllur hesapet e tyre. Ka edhe pa dëmtuar, nuk i kanë prishur të gjitha. ”

 

2- “Kam bërë denoncim dhe më kanë kërkuar ekspertizën me lekët e mia, e kanë thyer për herë të tretë varrin e babait. I thyejnë për inat.”

 

3-“Mua më janë dëmtuar katër herë, kemi bërë ankesë në policinë e shtetit, kanë bërë dy gjyqe formale në Fier, me kaq e kanë mbyllur.”

 

Përveç aspektit moral dhe shpirtëror, banorët shprehen se edhe dëmet ekonomike janë të mëdha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *