Monumentet e kulturës janë bërë pjesë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit me 48 viktima që tronditi vendin tonë.

 

Ministria e Kulturës u bën thirrje qytetarëve që të shmangin hyrjet në Kalanë e Krujës dhe në atë të Prezës, të cilët u dëmtuan rëndë nga lëkundjet sizmike.

 

Përmes një njoftimi për mediat Ministria dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Tiranë kërkon nga vizitorët që hyrja në këto kala është rreptësishtë e ndaluar për sigurinë e jetës së tyre.

 

“Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda  në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe  të Krujës. Hyrja në këto Kala është rreptësishtë e ndaluar në radhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet. Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ruajeni jetën tuaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *