Subscribe

Shirat e vazhdueshëm të rëna gjatë këtyre ditëve kanë shkaktuar probleme edhe në rrugën Burrel-Skuraj duke bërë që një pjesë e rrugës në segmentin e Shkopetit të shembet dhe të rrezikojë bllokimin e gjithë aksit.

Deri në ndërtimin e murit mbrojtës në Shkopet, Aksi kombëtar Burrel – Skuraj do të funksionojë vetëm për automjetet e vogëla, pasi ato të tonazhit të rëndë nuk do të mund të kalojnë për shkak të ngushtimit të rrugës.

Trafiku i këtyre mjeteve do të zhvendoset në aksin tjetër nga Ura e Matit – Rrëshen – Milot. Ndërsa automjetet e tjera do të mund të qarkullojnë në këtë rrugë pasi trafiku do të drejtohet nga punonjës të firmës që po kryen punimet.

Aksi Burrel – Skuraj vijon të jetë ndër rrugët kombëtare më të degraduara në vendin tonë për shkak se që kur është ndërtuar nuk është bërë asnjëherë rehabilitimi i plotë.

Sakaq, probleme ka patur edhe në akset Han i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth. Rënia e gurëve ka krijuar probleme me qarkullimin rrugor. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *