Dëmtimi Këpurdhës/ Rama: Ndjesë artistit Carsten, këta nuk janë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar nga protestuesit ndaj institucionit të Kryeministrisë.
Në një postim në Twitter, Rama duke I kërkuar ndjesë artistit Carsten Holler për “Këpurdhën”, veprën e dhuruar prej këtij të fundit, shprehet se kjo nuk është Shqipëria dhe ata që e dëmtuan nuk janë shqiptarë.
“KEPURDHA – Vepër e Carsten Holler,pjesë e një cikli të ekspozuar në disa muze,dhuruar Kryeministrisë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkohor në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëve.Ndjesë Carsten,kjo s’është Shqipëria këta s’janë shqiptarët”
KEPURDHA – Vepër e Carsten Holler,pjesë e një cikli të ekspozuar në disa muze,dhuruar Kryeministrisë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkohor në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëve.Ndjesë Carsten,kjo s'është Shqipëria këta s'janë shqiptarët🙏 pic.twitter.com/V2fZssPuSr
— Edi Rama (@ediramaal) February 16, 2019





