Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ka monitoruar nga afër Fakultetin e Gjeologji-Minierave pas dëmeve të pësuara nga tërmeti I të shtunës me magnitutë 5.8 të shkallës Rihter.

 

Shkreli tha se do të ndërhyet menjëherë për restaurimin e Fakultetit ndërsa e cilësoi godinën si një objekt të trashëgimisë kulturore.

 

“Ky objekt është i klasifikuar si objekt i trashëgimisë kulturore. Parapeti nuk ka hekur. Zoti e ka shpëtuar gjatë viteve, që masa të tilla betoni nuk kanë rënë kur ka pasur studentë. Do themi që ndërhyrja në këtë rast do shërbejë për të përshpejtuar atë që kishim kohë që donim ta bënim”

 

I pranishëm gjatë monitorimit ishte dhe dekani I fakultetit Vasil Jorgji, I cili theksoi se dëmmtimet nuk janë aq të rënda e se duhet të rikonstruktohet kati i fundit I godinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *