Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga,i cili u dhunua për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.
Në akt-ekspertim thuhet se 42 vjecari kishte dëmtime, në ballë, hundë, vesh, faqe si dhe në supin e majtë, të cilat janë shkaktuar me mjet mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht.
Lexo edhe :
Related Posts
Po sipas dokumentit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është hemorragjia në tru.
Gjithashtu, anliza tregon se viktima ka qenë në gjendje të dehur.
Akt-ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.
Policia arrestoi si autor të ngjarjes Denis Meçen, me akuzën e vrasjes me dashje ndërsa është vendosur masa detyrim paraqitje për Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, të cilët nuk kallëzuan krimin.
Por më pas Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çka solli përplasje mes institucioneve të drejtësisë./vizionplus.tv








