Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka lëvruar fondin për dëmshpërblimin e rreth 314 familje që u dëmtuan nga tërmeti i rënë me 11 Gusht të këtij viti.

 

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se fondi prej afro 75 milion lekë të rinj ka kaluar në thesar Dhe do të shpërndahen nëpërmjet Postës Shqiptare. Sipas Prefektit Shehu dëmshpërblimi që i takon të japë qeveria është në masën 50% të vlerës së dëmit, aq sa e parashikon edhe ligji, ndërsa me 1% të vlerës dëmshpërblen pushteti vendor.

 

Tërmeti i rënë me 11 Gusht të këtij viti ishte me epiqendër në Mat, ku shkaktoi me qindra dëme kryesisht në banesa. Shumë familje kishin mbetur në qiell të hapur pasi shtëpitë e tyre u rrënuan nga lëkundjet e tërmetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *