Pavarësisht thirrjes së një grupi të deputetëve demokratë për shtyrjen e procesit elektoral në bazën e PD, sot në 8 degë u zhvilluan zgjedhjet për kryetar.

 

Demokratët e Kuçovës, Skraparit, Elbasanit, Tropojës dhe 4 degëve në Tirane votuan për kryetarët e rinj.

 

Procesi nisi në orën 08:00 dhe u mbyll në orën 18:00, ndërsa nuk u raportua për probleme. Rezultatet pritet të bëhen publike brenda ditës së sotme.

 

Deri në datën 20 prill pritet që Partia Demokratike dhe Komisioni i Rithemelimit të përfundojë zgjedhjen e kryetarëve të degëve në të gjithë vendin dhe në 30 prill do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, i cili do të shënojë fazën e dytë të rinovimit te të gjitha strukturave drejtuese të PD.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *