Deputeti i PD Edi Paloka, thotë se bashkimi i Partisë Demokratike nuk mund të arrihet duke ndjekur linjën e Edi Ramës , i cili sipas tij synon thërrmimin e opozitës.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka tregon arsyet përse PD vijon të ketë këtë ngërç. Ai shprehet se demokratët që duan forcimin e partisë nuk duhet të harrojnë se kush i ndau.

 

Reagimi i plotë:

 

Bashkimi i PD nuk behet duke ndjekur linjen e Rames per therrmimin e opozites !

Per fat te keq PD vazhdon te kete nje ngerc i cili provokohet artificialisht nga dy tre kokrra qe L.B duket se i la qellimisht pas tij si “litar jashte varrit”.

 

I trembur nga mbledhja e firmave te deputeteve per ta shkarkuar, L.B u detyrua te jap “doreheqje” perpara mbeshtetesve te tij ( se demokratet e kishin shkarkuar qe ne dhjetor). Po duket se edhe kjo ka qene nje hile tjeter e tij , qe gjithnje e me shume ecen ne rrugen e Rames .
L.B e nisi rrugen e tij si kryetar i PD duke u perpjekur ti ngjante Sali Berishes, po kur e pa se per karakterin e tij ishte e pamundur te behej nje Sali Berishe i dyte, atehere duket se vendosi te imitoje Ramen.
Nga dy njerez qe L.B i konsideron si te suksesshem ne politike, midis liderit te vertete dhe hilacakut manipulator e te paburre , ai zgjodhi te dytin.

 

Po le te kthehemi tek PD.

 

E kam thene e sterthene se lobimi ne DASH per te shpallur Berishen “non grata” ishte pjese e nje strategjie per te percare e madje per ta therrmuar opoziten ne menyre qe Rama te kishte rrugen te shtruar e pa asnje pengese.
Eshte e qarte qe nje qeveri e korruptuar dhe e zhytur ne skandale, nje qeveri qe dhe zgjedhjet e 25 prillit i mori nepermjet manipulimit ( konstatime keto te bera dhe nga vete DASH), do ta kishte shume te veshtire te perballej me nje opozite te forte e te vertete. Per kete arsye grupet e interesit qe ju duhet Rama ne pushtet, lobuan fuqishem dhe rezultati dihet…
Rama u urua nga ambasadorja Kim “per mandatin historik” ende pa u mbyllur procesi zgjedhor!
Nderkohe L.B ju premtoi demokrateve (perfshi dhe drejtuesit e PD) se nuk do e njihte rezultatin e 25 prillit e se ne shtator do te fillonte betejen pa kompromis per “masakren zgjedhore”.
Ne fakt, me 9 shtator , L.B u vu hapur ne sherbim te te njejtes strategji qe synonte therrmimin e opozites dhe ne vend te betejes kunder Rames ju dha demokrateve betejen me njeri tjetrin. “Masakra zgjedhore” u harrua e madje doli qe shkaktari i humbjes na ishte Berisha !

 

Keto dite lexova disa nga zvarritesit e L.B qe me paturpesi na kerkonin llogari ne ( Komisionit te Rithemelimit) se nuk paskemi reaguar pas konstatimeve te Departamentit Amerikan se me 25 prill jane manipuluar votat. E verteta eshte qe jo vetem keto dite ne reaguam me deklarata duke filluar nga Berisha , une qe po shkruaj e te tjeret, po keta te paturpe bejne sikur nuk e dijne qe nje nga arsyet e perplasjes tone me L.B ishte pikerisht fakti qe ai nuk i lejoi demokratet as te protestonin per masakren e jo me te bente betejen qe premtoi. E tani pikerisht keta qe bashke me L.B shiten demokratet tek Rama, kane guxim te kerkojne dhe llogari.

 

Ne fakt ata vazhdojne misionin qe ju ka lene L.B , zvarritjen dhe percarjen . Nuk ka asnje shpjegim tjeter qe edhe pas 6 marsit , ku gjerat u bene te qarta me se miri dhe kur vete L.B e quajti si nje nga arsyet e doreheqjes se tij , percarjen qe solli mes demokrateve me vendimin e tij personal, te vazhdohet nga mekembesi pa asnje tager i L.B , e njejta linje.
Alibeaj , i cili eshte shkarkuar si gjithe te tjeret me 11 dhjetor, u pranua nga ne si kryetar grupi , pikerisht per te dhene nje sinjal me shume drejt bashkimit dhe normalizimit te punes se grupit parlamentar qe duhet te jete pararoja ne perballjen me Ramen.

 

Po cfare ndodh ?

 

Nderkohe qe shumica absolute e deputeteve kerkojne bashkimin dhe gjetjen e zgjidhjeve te perbashketa per nje PD te bashkuar qe ti rikthehet me ne fund rruges se saj te opozitarizmit, zotria as nuk i hap rruge kesaj mundesie. Eshte mbledhja e dyte qe ne deputetet e grupit mblidhemi te gjithe bashke dhe fjalet e para dhe te vetme te atij qe ishte pranuar per kompromis ne krye te grupit, jane :” Ju jeni te perjashtuar”

 

Mbledhja e se martes u shpall si mbledhje qe ne rend te dites do kishte pikerisht bashkimin! Por ne menyre ironike , asnje nga deputetet qe per ta konsiderohen te perjashtuar, as nuk u njoftua per te marre pjese ne mbledhje! E kur ne shkuam pavarsisht kesaj, fjalet e para te Alibeajt ishin po te njejtat “ju jeni te perjashtuar”…Atehere me ke do e bej bashkimin zotria ?!!
Ne fakt as nuk e kane ne plan bashkimin , perkundrazi.

 

Une deklarova ate dite pasi dola nga ajo mbledhje e padenje, se Alibeaj dhe dy tre te tjere nuk ecin me axhenden e demokrateve po me ate te linjes tashme te dukshme Rama-Basha. Axhenda e grupit parlamentar te PD nuk mund te jete vazhdimi i axhendes se kongresit te Rames . Rama bertiste ne kongresin e tij me shume i trembur se kurdohere, se Berisha qenka gur ne qafen e vendit ( ne fakt eshte guri ne qafen e Rames ) e te njejten gje bejne ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD , ata qe L.B i la si litar jashte varrit per te zvarritur demokratet.

 

Po nuk eshte vetem kjo. Alibeaj , eshte ai qe me porosi, hodhi ne gjyq PD.
Pasi ju shperndane atyre pak viktimave qe i ndjekin akoma, nje deklarate te cilen copy paste e nxjerrin me grafik te gjithe , ku ankohen se gjoja po i perjashtojne nga procesi zgjedhor , pikerisht keta marrin ne telefon demokratet (ish-ndjekes te L.B deri me 6 mars) qe po behen pjese e procesit, e ju kerkojne qe ta refuzojne bashkimin dhe bashkepunimin. Jane me dhjetra rastet e denoncuara, ku pikerisht keta tre kokrrat e L.B, i marrin ne tel dhe perpiqen ti ndalojne.
“Prisni-ju thone-sa te dale vendimi i apelit”

 

Cfare do te thote kjo ? Thjeshte eshte tentativa e rradhes per ta zvarritur e mbajtur sa me gjate PD ne kete gjendje.
Nuk besoj qe eshte harruar deklarata dhe propozimi i Alibeajt ne rolin e mekembesit, qe PD te mos bente zgjedhje deri pas zgjedhjeve lokale te 2023 ! Qellimi ishte dhe eshte i qarte; ti falen Rames dhe ato zgjedhje. E ne vazhden e kesaj jane dhe tentativat per te zvarritur pa fund zgjedhjet dhe Kuvendin e PD.

 

Ne pikerisht per tju dhene kohe atyre qe donin te bashkoheshin e shtyme nje here Kuvendin me me shume se nje muaj. Kush deshironte vertete te afrohej dhe nuk pati komplexe , u afrua. Disa prej atyre qe quhen si ish-mbeshtetes te L.B edhe u zgjodhen . Sigurisht ka demokrate qe e kane ende te veshtire ne keto momente se duhet pranuar qe situatat e nxehta duan kohen e tyre qe te ftohen. Po ka dhe nga ata qe bien viktima te lojes se fundit te mekembesve te L.B. Loja e tyre mbetet loja e Rames, nuk ka shpjegim tjeter per veprimet dhe aktet qe ndermarrin.

 

Ata te cilet iniciuan carjen ne PD ; qe injoruan dhe perjashtuan shumicen e demokrateve ; qe blinduan seline e mbyten me gaz demokratet ; qe ben cdo hile e mashtrim ne dem te domokrateve, tani vene dhe kushte per bashkim, nderkohe qe pjesa tjeter, ajo qe pesoi dhe e cila rezultoi shumice edhe me 6 mars, shtriu doren e bashkimit! Kjo ndodh vetem sepse ata qe vene kushte, kane nje synim, zvarritjen e PD.

 

E ne kete loje te Rames ka nje pengese qe eshte Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit. Ja pse jo me larg se dje , L.B u bashkua dhe nje here hapur me Ramen. Jo pse pranoi qe komunikonte me te me mesazhe, por ne thirrjen e njejte qe Rama leshoi ne kongresin e tij dhe L.B e pasoi ; ndihme SPAK-ut qe t’ju heqe qafe opoziten…!
Prandaj demokratet qe kerkojne bashkimin dhe forcimin e PD, duhet te harrojne cfare na ndau keto kohe dhe te behemi bashke per te fituar se pari zgjedhjet e 2023 e ma pas “per te cuar ne djall” Ramen. Cdo rruge tjeter qe ju peshperitet ne tavolina e ne telefona nga L.B dhe kokrrat e mbetura te tij ne PD, eshte rruga ku do ta coje PD ,Rama !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *