Ish kandidati për kryetar të PD, Fatbardh i ka bërë thirrje drejtuesve të selisë blu që të lëshojnë karriget nëse nuk durojnë dot komentet e demokratëve dhe mos të ankohen.

 

Sipas Kadillit demokratët nuk i duan më. Kadilli thekson se demokratët janë të ofenduar me këta drejtues që i tallin ata me idiotizma të tipit nuk i lëshojmë karriget se ato u duhen për të “mbrojtur sakrificat e demokratët”.

“Lëshojini karriket nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve. Drejtuesit më të lartë të PD-së kanë ditë që po ankohen e po qajnë se janë ofenduar nga komentet e demokratëve në rrjetet sociale.

 

Duket se nuk kuptojnë një fakt të thjeshtë: demokratët nuk i duan më! Demokratët duan t’i heqin! Demokratët janë ngopur dhe nuk tolerojnë dot më ata që vetëm dështojnë dhe humbasin!
Janë demokratët të ofenduar me këta drejtues që i tallin demorkatët me idiotizma të tipit nuk i lëshojmë karriket se ato u duhen për të “mbrojtur sakrificat e demokratët”.

 

Demokratët nuk janë budallenj, ata e njohin paaftësitë e tyre, e shohin lluksin e tyre që nuk ka ardhur nga lufta kundër Edi Ramës!
Po nëse nuk i durojnë dot komentet dhe kritikat e demokratëve, e kanë të thjeshtë të shpëtojnë: të lëshojnë karriket dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Demorkatët nuk kanë nevojë për ta”, shkruan Kadilli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.