Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot një takimin me demokratët në Lezhë me rastin e 31 vjetorit të rithemelimit të degës së PD. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se sot demokratët janë njerëzit më të diskriminuar dhe të ndëshkuar.

 

Berisha thekson se ‘kryeministri Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha po shkelmojnë interesat e shqiptarëve’.

 

“Demokratët sot janë më të diskriminuarit, më të ndëshkuarit, por janë njerëzit më të lirë të këtij vendi. Sot vuajnë për kafshatën e gojës, vuajnë për ilace, për hskollimin e fëmijëve, por janë vajzat dhe gratë më të pasurit në ideale, në liri. Ata besojnë se do t’ia dalim. Në axhendën tonë të lirisë, ne kemi një armik më të rrezikshëm se në vitin 91. Ai që kishim në atë kohë ishte një diktator, i cili në biografinë e tij kishte urdhëruar vrasje politike dhe në vitin 90 vriste të rinjtë në kufi. Sot jemi përballë një armiku që përveç Enver Hoxhës nuk e ka pas ky vend. Kreu i Meduzës, njeriu që ka pushtuar të gjithë institcuionet mendon se do të mbajë peng pluralizmin, duke mbajtur peng Lulzim Bravën mund të vazhdojë të shkelmojë interesat e shqiptarëve”, është shprehur Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *