Nga Vlora, Sali Berisha ka sulmuar shefin e selisë blu si tradhtarin më të madh të opozitës.

 

Gjatë një takimi për 31-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike në qytetin bregdetar, Berisha paralajmëroi Bashën se demokratët kanë votuar kundër tij dhe ai duhet të largohet.

 

 

“Ne votuam të lirë, ne u mblodhëm në Foltoret tona anekënd Shqipërisë, në një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Përkundër presioneve, firmosën për të thirrur Kuvendin tonë. Ata që drejtonin, i kapi një tmerr nga ju sepse ata nuk pranonin forumet dhe anëtarësinë. Mblodhëm Kuvendin e 11 dhjetorit, mrekullinë e vërtetë të pluralizmit shqiptar. Pas këtij kuvendi, ne mahnitëm shqiptarët, por edhe demokratët e konservatorët në botë, me referendumin e 18 dhjetorit, në të cilin ju, më shumë se kurrë ndonjëherë, ushtruat të drejtën e votës dhe i pretë biletën njeriut që do mbetet në historinë politike të vendit me nofkën: Lulzim Brava”

 

Në takimin e fundit me demokratët për këtë vit, Berisha ka deklaruar se PD sot është më e fortë se asnjëherë më parë.

 

“Në kundërshtim me parashikimet se do të shuheshim, ne jemi në këmbë. Ne e mbyllëm vitin e zi 2021, si një vit shprese. Ne e ngritëm PD-në si opozitë të vërtetë, si forcë politike që i besojnë shqiptarët.”

 

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë vendosur ultimatum kreut të PD, Basha, të largohet nga selia e PD deri në datën 5 janar, në të kundërt demokratët do ta largojnë vetë nga zyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *