Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka bërë një bilanc të punës së tij që nga dita e marrjes së detyrës.

 

 

Me anë të një postimi në Facebook, Demiraj ka thënë se që prej 22 majit deri në 8 qershor janë sekuestruar 4 ton e 438 kilogramë kanabis, janë shkatërruar 5295 bime narkotike dhe sekuestruar 80 doza heroine, si dhe janë arrestuar 30 persona, 12 janë në kërkim dhe 4 në ndjekje, ndërsa janë sekuestruar edhe 7 gomone.
Sipas tij, po vazhdon monitorimi nga ajri në qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, Fier, Lezhë e Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *