Subscribe

27 hektarë në Parkun Kombëtar të Bredhit të Drenovës janë përshkuar nga zjarri që zgjati tre ditë. Sipas të dhënave nga drejtoria e Zonave të Mbrojtura, dëmi në këtë Park Kombëtar është i konsiderueshëm. Flakët kanë rënë në të njëjtën zonë që është djegur edhe para katër vitesh.

 

Zona ishte rivitalizuar pas zjarrit të 2012-ës në pyllin e Bozdovecit. Por sipas rojes mjedisore, zjarri i fundit ka djegur kryesisht filizat e rinj dhe pemët e ndryshme si lajthia. Zjarri i rënë në këtë zonë mendohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia. Vënia nën kontroll e vatrave ka qenë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *