Dëmet në Bibliotekën Kombëtare, u dogjën tre rafte

Një ditë pas përfshirjes nga flakët të Bibliotekës Kombëtare, nga ekspertiza e kryer deri më tani, rezulton që tre rafte janë tërësisht të djegur.
Sipas numrit të skedave dhe renditjes së tyre, Biblioteka Kombëtare bën të ditur se një pjesë e tyre janë botime të fondit të përgjithshëm në gjuhën shqipe dhe shumë pak botime në gjuhë të huaj. Konfirmohet gjithashtu se këto botime i përkasin 17 viteve të fundit, çka për këtë institucion është një dëm i rikuperueshëm.
Nuk dihet ende numri i plotë i plotë i veprave të djegura, teksa pritet që ky inventar të nisë sapo të mbarojë ekspertiza. Zjarri që përfshiu katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare nuk ka prekur antikuarët, hartat e vjetra, dorëshkrimet apo shtypin.




