E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Demarkacioni, Podgorica zyrtare: Marrëveshja nuk rinegociohet

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili e ka kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi të qeverisë së Isa Mustafës, ka shprehur vullnetin për të rinegociuar për marrëveshjen për kufirin.

 

Reklamë

Por një gjë e tillë ka shkaktuar reagime të ashpra në qeverinë e Podgoricës. Kryetari i Komisionit malazez për Kufirin, Milan Paunoviç, në një deklarate për mediat u shpreh se nuk e pranon idenë për rinegocimin e marrëveshjes.

 

Ai shtoi se shpreson që Prishtina zyrtare të pranojë marrëveshjen e parë të firmosur mes palëve. Sipas tij, qeveria malazeze nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar mbi ndryshimet në komisionin shtetëror të Kosovës për Demarkacionin, e aq më tepër për rinegocim të marrëveshjes.

 

Ndërkohë, kryeministri Haradinaj dhe kreu i ri komisionit për shënjimin e kufirin me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, njihen si kundërshtuesit më të ashpër të marrëveshjes që u arrit nën qeverinë Mustafa.

 

Dy ditë më parë, vendimi i parë i kryeministrit Haradinaj ishte shpërbërja e komisionit te ngritur për demarkacionin.

Më shumë video

Reklamë