E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Delawi: Kaloni demarkacionin për vizat

Pas dy dështimeve të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ambasadori i amerikan në Kosovë, Greg Delaui, i bën apel partive politike të arrijnë sa më shpejtë një marrëveshje. “Tani është koha që të gjitha forcat të demonstrojnë lidershipin e tyre. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në radhë të parë. Kaloni marrëveshjen e demarkacionit” – ka shkruar Delaui në Twitter.

 

Edhe Ambasada e Gjermanisë dhe Komisioni Evropian, theksojnë se ratifikimi i demarkacionit është hap vendimtar në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ndaj kjo çështje duhet të mbyllet sa më shpejt. Pas debateve të ashpra të premten mbi demarkacionin, kryetari i kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli vendosi shtyrjen e seancës të mërkurën e ardhshme në orën 10.

 

Megjithatë, sipas tij konsensusi i partive politike për arritjen e marrëveshjes është afër dhe demarkacioni do të kalojë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë