Peceta që ylli argjentinas përdori për të fshirë lotët është në nxjerrë në ankand.

 

Gjatë fjalës së tij të lamtumirës nga Barcelona, gruaja Antonela Roccuzzo i dha Lionel Messit një shami për të fshirë lotët. Tashmë, kjo pecetë është bërë tejet “virale” dhe kap vlerën e 1 milionë dollarëve.

 

Një nga momentet që bëri xhiron e rrjetit pas largimit të Messi-t nga Barcelona, ishte kur futbollisti shpërtheu në lot gjatë konferencës për shtyp. Ai nuk i përmbajti emocionet dhe menjëherë nisi të përlotej sapo doli para gazetarëve për të folur.

 

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Lionel Messi u konfirmua si futbollisti më i ri i PSG-së. PSG po kërkon ende titullin kampion në Champions League dhe Messi u shpreh i bindur se do e arrijnë këtë fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *