Subscribe

Del fotoja e Shkelzen Kastratit, 42-vjeçari, babai i kater fëmijëve, që u ekzekutua në një atentat paraditen e kësaj të hëne në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30 minuta  në zonën e quajtur si Ura e Sheqit.

 

Kastrati po lëvizje me makinën e tij tip Benz, kur një person që ndodhej në një mjet tjetër i doli përpara dhe e qëlloi me breshëri plumbash. Njëri prej tyre e kapi në ballë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Për shkak se makina ishte në lëvizje, ajo ka goditur një automjet tjetër në rrugë dhe më pas ndaloi.

 

Ndërsa autorët e krimit që lëviznin me një makinë Range Rover u larguan me shpejtësi. Pranë vendit të quajtur “Mbikalimit të Baltzës” në periferi, ata braktisën mjetin dhe i vunë flakën.

 

Policia gjeti brenda tij edhe një armë zjari tip Scorpion që besohet se u përdor në atentat.

 

Vizion Plus bën me dije se pas mbledhjes së provave krysore dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes, agjentet dyshojnë se krimi është bërë nga vrasës profesionistë dhe motivi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo, pasi Shkëlzen Kastrati ishte një person me precedent penal. Ndërkohë që vëllait të tij, Kelmend Kastrati, i është bërë një atentat në vitin 2016.

 

Në atë kohë, policia raportoi se sulmi ishte kryer për shkak se Kastrati dyshohej të ishte përfshirë në një vrasje dhe një plagosje të ndodhura disa vite më parë. Në këtë ngjarje para 5 vitesh, mbeti i vrarë Denis Kasaj që drejtonte makinën dhe u plagosën Kelmend Kastrati dhe Elton Margariti.

 

Ndërkohë, postblloqe policie u ngritën përgjatë akseve kryesore, ndërsa u sekuestruan kamerat e sigurisë rreth zonës, me qëllim identifikimin e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *