Legjenda e trajnimit, Vincente Del Bosque, e ka bërë fakt të kryer kualifikimin e Spanjës përballë Gjermanisë në çerekfinalet e kampionatit Europian.

Në një intervistë për “Sport BILD”, ish-trajneri i Spanjës ka theksuar se do të jetë “Furia e Kuqe” ajo që do të kalojë për më tej.

Sipas Del Bosque Spanja ëhstë skuadra më e kompletuar e këtij turneu.

Ne jemi favoritët, nuk kam dyshim se do të fitojmë. Gjithçka është në rregull në sulm dhe mbrojtje. Përveç kësaj, nuk ka asnjë ekip që luan më mirë nga jashtë. Nuk dua të tregohem arrogant, duhet të jem i përulur, por unë përgjithësisht e shoh Spanjën si më të mirë në shumë aspekte, edhe nëse Gjermania po luan fuqishëm në sulm, veçanërisht me Musiala”, tha ai.

Sfida mes Spanjës dhe Gjermanisë do të luhet ditën e premte në orën 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *