Gazetarja Danilela Maloku e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar vendimin e djeshëm të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të dekretuar zgjedhjet e pjesëshme në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.
Maloku tha se nëse për PD dhe opozitën ky është puç kushtetues, atëherë duhet të marrë guximin dhe të mos hyjë në zgjedhje?
Maloku: Ajo që më habit mua është pse PD supriozohet nga Bajram Begaj. I parë në këndvështrimim politik zoti Begaj asnjëherë nuk ka dalë nga dëshirat e kryeministrit. Fillimisht datata e zgjedhjeve dalin nga zyrat e kryeministrit, pastaj Begaj dekreton dëshirat e PS.
Prandaj unë mendoj që nuk duhet të surprizohemi nga zoti Begaj. Ajo që mua më habit është që edhe pse PD e konsideroi dje nëpërmejt Bardhit puç Kushtetues, po rend kah këtyre zgjedhjeve. Nëse e konsideron puç Kushtetues, pse PD nuk tregohet e guximshme që të mos futet në zgjedhje. Sigurisht që ajo e ka vendim të vetin që të futet në çdo zgjedhje, por në këtë rast duhet të ishte një opsion që dekretit të zotit Begaj të mos hynte në zgjedhje.





