Subscribe

Lëvizja Vetëvendosja duhet të shkojë në zgjedhjet e 14 Shkurtit pa Albin Kurtin, kandidatin për kryeministër. Ky është vendimi përfundimtar i marrë nga institucioni që shqyrton ankesat për zgjedhjet. Jashtë garës kanë mbetur dhe 4 deputetë të tjerë të kësaj lëvizjeje.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka deklaruar se sipas tij Valdete Daka ka mashtruar. Hoxha shton se Daka ka fshehur dënimin e deputetit Etem Arifi.

Elvis Hoxha: Vazhdoni me standartin ligjor. Këtë tha dhe Albin Kurti, updatohuni me ndërgjegjen e këtij populli se e kanë kuptuar se çfarë do të thotë që edhe flamurin e qytetarëve të Kosovës sot e keni gënjeshtër, sepse një pjesë e flamurit është hequr. Jo, historia e një kombi nuk bëhet me standart ligjor tani për tani.

Mu përgjigj për Valdete Dakën z.Salihu, e dinte shumë mirë që Etem Arifi ishte i dënuar apo i duhej një i shnatazhueshëm në Parlament që të ndërtonin qeverinë kur të donin. Valdete Daka ka qenë gjyqtarja që e ka dënuar Etem Arifin. Në dijeni të plotë, ka mashtruar në mbledhjen konsultative në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë ne nuk e dinim. Ajo vetë e dinte. Po flas për 2020-ën tani në fund. Gjykata Kushtetuese u konsultua me KQZ-në për rastin e Etem Arifit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *