Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në panelin e Samitit të Javës së Qëndrueshmërisë 2026 në Dubai.
Kryeministri Rama dhe homologu malazez zhvilluan në të njëjtën kohë një bashkëbisedim me gazetarin John Defterios, bashkëbisedim që mes palëve pati edhe shkëmbim batutash.
Lexo edhe :
Related Posts
Teksa gazetari gjatë prezantimit të dy kryeministrave u shqiptoj gabim emrin, Rama mes batutash i tha se ajo ishte e qëllimshme, pasi ai ishte grek, duke ju referuar origjinës së gazetarit.
Por këtë të premte, gazeta greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull këti reagimi, duke i ciliësuar deklarata e kryeministrit Rama si një “sulm të paprovokuar”.
Pas artikullit, ka ardhur edhe reagimi i kryeministri Edi Rama.
Në rrjetin social “X”, Rama shkruan:
“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!
Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!
Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!
U kuptuam? Shpresoj po.
Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit!
Kaq”./vizionplus.tv







