Subscribe

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, prej ku deklaroi se më partinë e saj po i hap rrugën një klase të re politike. Ndër të tjera, ajo tregoi se edhe atë dikush e ka ndihmuar në fillimet e para.

“Këto guxojnë, prandaj quhet dhe Lëvizja për Ndryshim, sepse këto do sjellin ndryshimin. Unë po përpiqem që t’u hap rrugën, që të vijë një klasë e re politike, ta marrë në dorë. Po i ndihmoj me eksperiencën time. Edhe mua dikush më ka ndihmuar. Njeriu duhet të mendojë për të krijuar një klasë politike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *