Subscribe

Gjatë prezantimit të projektit të rindërtimit në Thumanë nga kryeministri Edi Rama, një qytetare e zonës përmendi presidentin Ilir Meta teksa fliste pasditen e të hënës para qytetarëve që ishin mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës.

 

Mirëpo, gruaja u ndërpre nga kreu i qeverisë, i cili i mori mikrofonin duke mos e lejuar që të flasë.

 

“Kam dhe diçka të fundit, se dëgjova dje këtë Ilir Metën…”, tha banorja e Thumanës.

 

“Leje mos na hap muhabete të lutem. Mos na sill ters në Thumanë. Sille mikrofonin mos na sill ters, iku tersi. Oh zot nuk rri dot. Kot se keni çuar në Parlament këtë. Leja tersin Presidencën”, ndërhyri Rama.

 

Presidenti Meta firmosi të hënën, para mijëra qytetarëve, dekretin që kthen në Kuvend ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, paralajmëroi se nëse mazhoranca nuk reflekton, më 15 mars do të firmosë dekretim për shpërndarjen e Parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *