E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Defender 2021”/ Peleshi: Shqipëria nuk u zgjodh rastësisht, do ketë seri stërvitjesh

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se nuk ishte rastësi përzgjedhja e Shqipërisë për stërvitjen e madhe ushtarake të NATO-s, “Defender 21”.

 

Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, me gazetarin Aleksandër Furxhi, Peleshi deklaroi se çdo vit do të ketë seri stërvitjesh. Ai zbuloi edhe se për çfarë u stërvitën trupat ushtarakë dje.

 

“Shqipëria nuk u zgjodh rastësisht, jemi një vend anëtar i NATO-s,  pro-amerikan, pro perëndimor, me rrënjë të forta historike në këtë lidhje. Për të gjitha këto arsye jemi kaq kyç në këtë stërvitje. Është ndër stërvitjet më të mëdha të zhvilluara në vendin tonë dhe rajonin e Ballkanit dhe do të pasohet nga një seri stërvitjesh që do të zhvillohen çdo vit. Është një stërvitje shumë komplekse, i ka të gjithë komponentët. Dje u zhvillua një operacion i pazhvilluar ndonjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore. Bëhet fjalë për transportimin në det nga anijet i municioneve, është stimuluar shkarkimi i municioneve në mungesë të një porti.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë