Një defekt në stacionin e pompave të ujerave të ndotura të zones turistike të Shëngjinit, ka nxjerr jashtë funksioni te gjithë sistemin e kanalizimeve nga qendra e qytetit deri në Kune.
Problematika eshtë konstatuar pasditen e së premtes, duke vënë menjëhere në levizje ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizime rajoni Lezhë.
Nga verifikime e kryeara ka rezultuar se stacioni i pompave ka dalë jashtë funksioni si shkak i amortizimit të bazamenteve kryesore te pompave thithese dhe derguese, të cilat janë këputur plotësisht, duke dalë jashtë funksioni.
Defekti ndodhet në vaskën kryesore te stacionit ne kuotat 11 mëter nën nivelin e detit, ndërsa Ujesjelles-Kanalizime rajoni Lezhë ka marra masa emergjente për riparimin e defektit. Në krye të punës bashkë më punonjësit ndodhet dhe drejtori inxhinier Zef Maçi, ku në kushte mjaft të vështira teknike dhe jetësore po punonet pa ndërprerje për riparimin e defektit i cili ëshfë vënë në rrugen e zgjedhjes.
Sipas drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Lezhë inxhinier Zef Maçi, me kete ritem pune sybohet qe brenda kesaj të shtune te riparohet defekti dhe rivienien ne funksion te stacionit te pompave me qëllim qe mos te kete ndikim ne largimin e ujerave te ndotura në zonen turistike të Shëngjinit.





