Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pasditen e kësaj të shtune ka vizituar kombëtaren shqiptare të futbollit një ditë para debutimit në ‘”Air Albania Stadium’’ ndaj Francës.

 

Shefi i qeverisë i shoqëruar edhe nga Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka takuar kryesisht futbollistët e kombëtares, të cilët nesër do të kenë fatin të shijojnë për herë të parë ndjesinë e të luajturit në stadiumin më modern dhe të madh të Shqipërinë.

 

Ndeshja e parë në ‘’Air Albania Stadium’’ do të inaugurohet me një ceremoni të veçantë me protagoniste këngëtaren Era Istrefi dhe nën masa të rrepta sigurie përsa i përket të pranishmëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *