“Në juglindje të Shqipërisë, reshjet e dëborës janë rikthyer me intensitet, duke krijuar një peizazh të bardhë sidomos në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit. Trashësia e dëborës në këto lartësi ka arritur nga 5 deri në 10 centimetra.”
Fshatrat turistike si Voskopoja, Dardha, Vithkuqi, dhe ato të zonave të Kolonjës, Pogradecit dhe Devollit janë mbuluar nga dëbora, duke sjellë një atmosferë magjike dimërore.
Anton Falo, një nga operatorët turistikë të Voskopojës, thotë se fshati i gurtë bëhet akoma më i bukur kur mbulohet nga dëbora.
“Sa më shumë borë të bjerë aq më shumë turistë ka. Si çdo vit ka patur turistë”, thotë Falo.
Reshjet e dëborës po bien edhe në veri, kryesisht në zonat malore të në Shkodër, Malësi e Madhe dhe në Vaun e Dejes.
Ne bashkinë Fushë Arrëz trashësia e dëborës arrin deri në 8 cm. Autoritetet bëjnë të ditur se deri më tani nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve, ndërsa shoferët këshillohen të përdorin goma dimrore./vizionplus.tv





