Prej katër ditësh shumë zona në qarkun e Korçës vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

 

Në bashkinë e Maliqit janë 37 fshatra të njësive administrativë gorë dhe Moglicë. shkak është bërë rrëzimi i shtyllave elektrike dhe këputja e telave në linjat e tensionit të ulët.

 

E rëndë paraqitet situata edhe në bashkinë e Pogradecit, pasi fshatrat e njësive administrative dardhas, trebinjë, Proptisht e Velçan, jo vetëm vuajnë mungesën e energjisë, por janë dhe bllokuar për shkak të dëborës.

 

Probleme ka edhe në Bilisht dhe kKolonjë. Ndërkohë grupet e OSHEE janë duke punuar por terreni i thyer malor dhe trashësia e borës e bën të vështirë riparimin në kohë të defekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *