E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dëbora mbulon veriun e juglindjen, akset kombëtare të kalueshme, mungon energjia në fshatra

Temperaturat e ulëta gjatë fundjavës kanë risjellë sërish dëborën në veri dhe juglindje të vendit.

Reshjet që kanë rënë gjatë gjithë natës kanë mbuluar aksin Tamarë-Vermosh. Në Qafë Thore raportohet se trashësia e saj ka arritur deri mbi 50cm.

Ndërkohë borëpastrueset kanë punuar për pastrimin e akseve dhe qarkullimin e automjeteve dhe deri më tani nuk raportohet për probleme.

Megjithatë drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe me goma dimërore.

Reklamë

Reshjet e dëborës janë rikthyer edhe në disa zona malore të juglindjes së vendit. Në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllës, trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm. Reshje janë regjistruar edhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm dhe Shtyllë.

Por ndërkohë si pasojë e motit të keq, rreth 150 familje në fshatrat e Njësisë Administrative Rehovë kanë mbetur pa energji elektrike. Po ashtu, pa furnizim me energji kanë mbetur edhe dhjetëra familje në fshatin Lekas./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë