E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dëbora dhe ngricat, ARRSH: Ja akset rrugore ku kalohet me zinxhirë

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës së ditëve të fundit sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, nuk kanë sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kryesore të vendit.

 

ARRSh bën me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë të gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, ndërsa kujdes i veçantë është treguar në zonat me prani të akullit.

 

Reklamë

Gjithashtu në njoftimin e tij autoriteti në fjalë rekomandon që të përdoren zinxhirët në akset Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Stërblevë-Lunik; e pjesërisht Boboshticë-Dardhë.

 

Ndërkohë që kërkohet që të gjithë drejtuesit të bëjnë kujdesdhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit, si dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë