Mbledhja e sotme në Komisionin Hetimor është shoqëruar me diskutime mes kryetares së Komisionit Jorida Tabaku dhe ministres Belinda Balluku.

 

Teksa Tabaku i ka kërkuar “llogari” për inceneratorët, Balluku ka theksuar Komisioni duhet të hetojë faktet jo të dalë në konkluzione.

 

Pjesë nga pyetje –përgjigjet në Komision:

 

Tabaku: A jeni informuar për listën e kontraktorëve.

 

Balluku: Nuk ka varësi NJZP nga autoriteti kontraktor. Informon edhe palët, dua të them se kjo ndërmarrje në shërbim të autoritetit kontraktor, do të nevojitet të ndryshohej nga anëtarët, e marr dot unë si autoritet kontraktor si shërbim?
Kush i bën pagesat?

 

Balluku: Nëse do të flasim për pagesat, autorit kontraktor në këtë rast funksiono si agjent financiar…

 

Tabaku: Nuk është kaq e thjeshtë. Në rastin e Fierit dhe Tiranës , në mënyrë specifike kanë ardhur situacione të miratuara nga supervizori dhe kompania audituese që zotërohet nga koncesione, Sekretarja jua e përgjithshme është ajo që hedh firmën.

 

Balluku: Në rast se sekretari i përgjithshëm do ishte përgjegjëse për këto që thoni ju, përse atëherë kemi një NJZP nëse e gjithë pesha ligjore do të vendosej vetëm tek sekretari i përgjithshëm.
Sekretari autorizon pagesat, mbështetur në të gjitha dokumentet ligjore të prodhuara nga supervizore dhe NJZP.

 

Tabaku: Që është po koncensionari?

 

Balluku: Mos dilni në konkluzione…

 

Tabaku: Është njohur autoriteti kontraktues me listën e kontraktorëve.

 

Balluku: Gjithçka është zbatuar…

 

Tabaku: Pagesa të faturave fiktive…

 

Balluku: Ju i referoheni një procedure të 2016, për të cilën supozohet se unë duhet të jetë në dijeni. por thekson se Ministria ndjek këtë kontratë në përputhje me ligjin. Nuk jam kurioze të di çfarë ka ndodhur më parë. Ju vazhdoni Komisioni, por keni një ide tuajën që e shprehni herë pas herë dhe kjo është gabim, Komisioni duhet të hetojë faktet jo të dalë në konkluzion…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *