Deputetet e opozitës në parlament kanë artikuluar akuza të forta ndaj dy partive më të mëdha PS e PD, për mungesën e vullnetit të ndryshimit të sistemit elektoral.

Ndërsa nga zgjedhjet parlamentare na ndan më pak se një vit, deputetet që nuk e kanë fshehur qëllimin për të krijuar parti të reja e për të garuar në këto zgjedhje, kanë këmbëngulur për një sistem që iu jep më shumë mundësi qytetarëve të përcaktojnë deputetet e ardhshëm.

Por socialistët preferuan të injorojnë debatin për sistemin, duke replikuar në distancë me PD e LSI në lidhje me përbërjen e komisioneve zgjedhore, që deri më tani duket se është një prej çështjeve thelbësore që mban peng konsensusin me opozitën.

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Ne nxisim këshillin politik të përmbyllë punën, por vendimin e merr parlamentin, zgjedhjet e vitit 2021 duhet të zhvillohen me komisionerë jo partiake, nuk mund të ketë me histori me parti që numërojnë vota.

Ndryshimi i sistemit kërkon 94 vota, ndërkohë që reformimi  kodit 84; shumicë që para një viti qeveria nuk e kishte. Por me hyrjen e deputetëve të rinj në parlament qeveria Rama ka grumbulluar në jo pak raste më shumë se 100 vota; dhe përçarja e opozitës i lejon qeverisë të kalojë çfarëdo reforme pavarësisht votës së disa deputeteve.

Edhe vete grupi parlamentar demokrat është i përçarë, pasi për të dytën herë, deputetët kanë shkarkuar Rudina Hajdarin, duke e zëvendësuar me Myslym Murrizin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *