Aktivisti Redon Meksi, i cili ka qenë i pranishëm gjashtë ditë radhazi në protestat kundër rritjes së çmimeve, ka paralajmëruar qeverinë që të reflektojë dhe të përmbushë kërkesat, në rast të kundërt do të përballen me përshkallëzim të situatës.

 

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis”, Meksi u shpreh se protestuesit do të merren personalisht me çdo polic që do të ushtrojë dhunë ndaj tyre, duke i “masakruar me gjyqe”.

 

“I themi qeverisë që të reflektojë. Ne do të vazhdojmë me protestat, kemi bërë edhe një plan sesi do ta vemë në stres qeverinë. Ne kemi gjetur një mënyrë që të jemi brenda ligjit që ta vëmë në stres qeverinë. Nëse polici do të vijë të na ndalojë, ne do të merremi personalisht me çdo polic tek e tek, do t’i masakrojmë policët tek e tek, me gjyqe flasim, përmes drejtësisë.”

 

Kjo deklaratë solli reagimin e deputetes së Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj, e cila u shpreh: “Këtu kemi një gjuhë dhune. Kjo është çështje intimidimi, dhe është e gabuar.”

 

“Ta ndjek unë me gjyq dikë që më dhunon, është e gabuar?! Na kanë dhunuar”, shtoi Meksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *