E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debat në studio/ Hoxha: Do t’a bëjmë të përkryer PD-në! Minga: Se bën dot Sali Berisha

Gara për kryetarin e ri të PD-së solli debat mes të ftuarve në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.

Gazetari Denis Minga u shpreh se Sali Berisha nuk mund të drejtojë PD-në.

Nga ana tjetër, Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar, u shpreh se Berisha është një lider historik dhe se PD-ja do të bëhet e përkryer.

Por, sipas Mingës, Partia Demokratike nuk mund të bëhet e përkryer nëse lider është Sali Berisha.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Minga: Berisha ka mundësinë të hapë një garë të ndershme në PD. Nëse Berisha do ta shtyjë ardhjen në qeveri, punë e tyre. Nëse Berisha s’do ta rinovojë partinë, atëherë…

Hoxha: Ju nuk keni informacion që ai s’do ta rinovojë partinë. Ore, ai është lider historik.

Minga: Mbajeni liderin historik e ta keni ju. Sali Berisha nuk mund të jetë në krye të PD-së.

Hoxha: Partinë Demokratike do mundohemi ta bëjmë të përkryer.

Minga: Po se bën dot Berisha, pra.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë