DEA amerikane është e vendosur për të luftuar trafikun e drogës në vendin tonë, përmes partnerëve dhe ndihmës së qytetarëve shqiptarë.

 

Kjo ishte një përgjigje që erdhi për Vizion Plus nga zyra e kësaj agjencie që është në Uashington.

 

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se DEA deri më sot ka ndihmuar në kapjen e sasive të ndryshme të drogërave që vinin në Shqipëri.

 

Në një intervistë për Vizion Plus me Frida Mavriqin, Softa tha se qytetarët kanë shumë informacione, por janë skeptik ti shprehin për shkak se nuk kanë besim tek institucionet ligjzbatuese.

 

Intervista e plotë:

 

1.Së pari si e lexoni ju qëndrimin e DEA-s që kërkon ndihmën e qytetarëve shqiptarë për të ndarë informacione në lidhje me individë apo rrjete kriminale të trafikut të drogës?

 

DEA është një agjeci shumë e fuqishme në të gjithë botën dhe aktivitetin e saj e ka të shtrirë në shumë shtete, ka një kontigjent me 108 mijë të punësuar dhe 500 mijë agjent

 

Bashkëpunimi me SPAK ka kohë që është ndërtuar dhe shumë operacione të drogës të ardhura në portin e Durrësit janë bërë në bashkëpunim me DEA-n.

 

Ndaj është kërkuar edhe ndihma e qytetarëve, për të informuar për të gjitha informacionet që kanë. Kjo është edhe pozitive edhe negative, që tregon dobësinë e institucioneve.

 

2.Ka pasur edhe zëra që e kanë parë këtë lëvizje si mungesë besimi tek agjensitë tona ligjzbatuese, a ka të vërteta në këto pretendime?

Nëse do analizojmë shumë veprime të ambasadës amerikane, ku Kim e shumë të tjerë kanë qenë në gjyqe, si tek Tahiri, apo janë interesuar në institucione hetimi. Prezenca e tyre tregon vëmendje, “presionin” diplomatik që gjyqësori të mos ndikohet nga politika. Situata është serioze dhe e rënduar. Metastaza e grupeve kriminale është prezente.

 

3.A besoni që do të ketë vërtetë raste të denoncimeve nga qytetarët në numrin e vënë në dispozicion nga agjensia amerikane kundër narkotikëve dhe të publikuar nga ambasada amerikane ?

 

Do ketë raportime të kësaj natyre. Njerëzit e dinë. Mungesa e besimit ndaj institucioneve i ka bërë njerëzit të stepur sepse grupet kriminale janë të frikshme. Nuk është e thjeshtë të raportosh, kur qytetarët kanë qenë dëshmimtar që policia ka qenë në krah të grupeve kriminale. Edhe nëse kanë pasur denoncime nga qytetarët, ato janë dekonspiruar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *