Një super Kevin De Bruyne i ka dhënë fitoren Belgjikës kundër Danimarkës dhe për rrjedhojë edhe kualifikimin për në fazën tjetër të Euro 2020. Ndërsa, nordikët me zero pikë në dy takimet e para, janë praktikisht me njërën këmbë jashtë kompeticionit.

 

Danezëve nuk iu mjaftoi goli shunë i shpejtë i Poulsen që në minutën e dytë. Në pjesën e dytë, me futjen në fushë të yllit të Man.City, gjërat ndryshuan për belgët. Fillimisht, shënoi Torgan Hazard pas një asisti të De Bruyne, dhe më tej, pas një aksioni spektakolar, vetë fantazisti shënoi një gol shumë të bukur.

 

Për t’u evidentuar, në minutën e 10 ndalesa e lojës, për të nderuar Eriksen, ylli danez që ndodhet në spital si pasojë e një arresti kardiak. Emocione dhe koreografi e ndjerë e tifozëve për 29-vjeçarin, i cili do të vendosë tashmë një aparat në zemër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *