Subscribe

De Biasi trajner i mundshëm i kombëtares italiane??? Tashme kane filluar ta marrin seriozisht dhe ta besojnë edhe mediat sportive ne gadishullin Apenin. Faqja sportive Calciomercato.It është e bindur se ka patur nje kontakt mes Federatës Italiane dhe teknikut te kuqezinjve. Sipas italianeve, drejtuesit e federatës kane takuar De Biasin ne 7 mars ne ceremoninë e dhënies se çmimit Pankina e Arte ‘çmimi special’. Natyrisht ka qene një kontakt i pare dhe asgjë konkrete, por i mjaftueshëm per te kuptuar se mund te ketë vend per negociata. “Calciomercato” deklaron se De Biasi eshte nje mundësi per t’u mare parasysh ne stolin e Italisë edhe pse ne Shqipëri etiketohet si hero pas kualifikimit historik ne finalet e evropianit France 2016 dhe vështire te largohet. Pas deklaratës se Antonio Conte per te mos vazhduar me me kombëtaren pas evropianit u përfolën mjaft emra si Fabio Capelo, Marselo Lipi, Xhovani Trapatoni e Claudio Ranieri, te cilet mohuan nje angazhim te tille, ndërsa tashme ne pol position mbeten Roberto Donadoni, Francesco Guidolin dhe Gigi de Biagi. Ndërkohe, kreu i federatës shqiptare te futbollit deklaroi pak dite me pare se kontrata e teknikut De Biasi, parashikon shtyrjen e bashkëpunimit deri ne vitin 2017 me kombëtaren kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *