Subscribe

Giani De Biasi beri publik 27 lojtaret te cilët do te grumbullohem me ekipin kombëtar te Shqipërisë ne Austri per pjesëmarrjen historike ne europianin e Francës. Ne nje konference te posaçme per shtyp, trajneri i kuqezinjve shpjegoi zgjedhjet në listën tij, një liste e cila do të shkurtohet ne 23 pas nisjes nga Austria për në France. De Biasi la jashtë grumbullimit në mënyre të veçante dy emra si Alban Meha dhe Hamdi Salihi, duke grumbulluar Rashicen, ndërsa i parapriu pyetjeve të gazetareve, duke thëne së zgjedhjet që ka bërë janë autonome dhe nuk kërkonte shpjegime për to. Ai pohoi se sikurse edhe ne mesazhin që i kishte dërguar para 10 ditëve lojtarëve, kriteri i përzgjedhjes kishte qenë forma aktuale fizike dhe disponibiliteti mendor i gjithsecilit për të luajtur ne europian. Trajneri italian shpjegoi edhe atë që pret nga ekipi në këtë eveniment, të cilin e konsideroi një rast unik atë dhe lojtarët.

“Pritshmërite e mija janë qe te gjithë duhet te kuptojmë se ky është nje rast i paperseritshem qe nuk na vjen shpesh,. E rëndësishme eshte qe ne kemi arritur te kuptojmë limitet tona. Euro 2016 është nje rast unik per ne. Duhet te jemi me këmbe ne toke dhe te shfrytëzojnë çdo mundësi te mundshme siç kemi bere deri tani, duke bezdisur kundërshtaret duke dhëne maksimumin e mundshëm ne fushe”.

Në disa raste në përgjigjet që dha, De Biasi i meshoi faktit se skuadra duhet te qëndroje me këmbë në toke, të jete e bashkuar dhe të luajë si skuadër që i njeh limitet e veta. Vetëm duke maksimumin në çdo ndeshje, skuadra mund të arrije rezultate sikurse ato në kualifikuese. Këmbënguljes se gazetareve për objektivin në euro 2016 De Biasi i shtoi edhe doza ironie duke thëne  se minimum duhet te arrihet ne gjysmëfinale. Lidhur me te ardhmen e tij ai tha se është i fokusuar vetëm ne kampionati europian per me tepër qe kontrata e tij me federatën përfundon ne 2017. De Biasi foli edhe per lojtare te veçante si Xhaka qe sipas tij do te jete ne forme, pasi po rikuperohet mire. Kjo është lista e 27 lojtareve te grumbulluar.

Ne porte: Berisha, Shehi dhe Hoxha.

Ne mbrojtje: Ajeti, Aliaj, Gjimshti, Mavraj, Cana, Agolli, Rrahmani, Hysaj dhe Veseli.

Ne mesfushe: Kace, Lila, Basha, Roshi, Kukeli, Lenjani, Abrashi, Memushaj, Shala, Xhaka.

Ne sulm: Bala, Cikalleshi, Sadiku, Rashica dhe Gashi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *