Duket se francezet nuk i kane harruar dy ndeshjet miqësore te luajtura me Shqipërinë, ku pësuan nje humbje ne “Elbasan Arena”, ndërsa nuk shkuan me shume se barazimi 1-1 me Lorient. Ne prag te sfidës se dyte te Grupit A, ne nje konference per shtyp, dy mesfushorët e “gjelave” Sisoko dhe Matuidi janë shprehur se janë te vetëdijshëm për pikat e forta dhe te dobëta te Shqipërisë.

Sisoko: Ne kemi mësuar nga gabimet ne takimet e mëparshme ndaj Shqipërisë. Tashme i dine pikat e dobëta dhe te forta te tyre dhe do te mundohemi te marrim maksimumin.

Matuidi:Ne sfidën me Rumaninë e rëndësishme është marrja e tre pikëve. Përballë Shqipërisë ju do te shikoni nje tjetër loje edhe pse ata janë te rrezikshëm dhe na kane hapur probleme ne te kaluarën. Ne luftojmë gjithmonë per vendin e pare ne grup, dhe per ta arritur ate duhet te fitojmë edhe ndaj Shqipërisë.

Ndërkohe, tekniku Xhani de Biasi pritet te beje ndryshime te mëdha ne sfidën e se mërkurës ne Marseje kundër Frances. Ne mungese te kapitenit Lorik Cana, pritet qe Burim Kukeli te marre rolin e qendërmbrojtësit duke i hapur nje vend edhe Ergys Kaçes. Ne këto momente edhe Lila dhe Memushaj kane avantazh ndaj Roshit dhe Taulant Xhaka ndoshta jo ne formën e tij me te mire.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *