Subscribe

Kandidati për deputet i PS në Tiranë, Plarent Ndreca nuk sheh asgjë të paligjshme në databazën me të dhëna personale të qytetarëve.

 

Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Ndreca deklaroi se është normale që çdo parti të ketë një skedar, me informacione për një pjesë të qytetarëve.

 

“Nuk shoh asgjë antiligjore, të paligjshme në këtë aspekt që një parti politike të ketë një databazë. Mund të mblidhen informacione dhe të përpunohen. Dyshimet do të hetohen nga organet përkatëse dhe do të dilet në përfundime. PS ka të dhëna dhe informacione mbi prirjet politike të një pjese të qytetarëve. Kjo i shërben PS për të bërë strategjitë e saj, planet e saj për mënyrën si do i qaset elektoratit. Është pjesë e një skupi mediatik për të prodhuar një lajm në prag të zgjedhjeve. PS ka një databazë, si partitë e tjera, që përmbledh informacionet. Çdo organizatë mund të mbledhë informacione në mënyrë të ligjshme.”

 

Duke u ndalur edhe te gara elektorale në Tiranë, Plarent Ndreca, që mban numrin 20, u shpreh se sigurimi i 20 mandateve nga ana e PS është i mundshëm. Sipas tij, njerëzit janë të qartë për diferencën me garuesve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *