Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 February 2026
Vizion fokus

Rubio: Evropa duhet të mbijetojë. Sekretari Amerikan i Shtetit...

Lirohen 14 protestuesit e PD, Prokuroria kërkoi masa më...

Projekti TID në Durrës/ Rama flet pas takimit me...

Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që...

Banorët që preken nga projekti TID protestë, pritet takim...

Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë

Sonte nuk ka Shën Valentin, në Tring Sport është...

18-vjeçarja me plumb në gjoks, familja Gjuta pastroi gjakun!...

Aksident tragjik në Greqi/ Automjeti me 3 të mitur...

Macron: Në rast paqeje në Ukrainë, Evropa duhet të...

Dashuria nuk është në zemër! Shkenca zbulon pjesë të trurit ku ‘fshihen’ ndjenjat e njeriut

29 Gusht 09:15

Shkencëtarët thonë se kanë tashmë një ide më të mirë se ku mund të lokalizohet dashuria në trurin e njeriut, e madje se cila tipe dashurie janë më të fuqishme.

Skanimet e trurit me rezonancë magnetike tregojnë se dashuria sillet rreth zonave ku procesohen informacionet shoqërore, shkruanin studiuesit në revistën mjekësore Cerebral Cortex.

Dashuria e prindërve për fëmijët gjeneronte sipas tyre aktivitetin më të madh, aq sa përzihej me pjesë të tjera të trurit.

“Dashuria prindërore aktivizonte thellë sistemin e shpërblimit të trurit në zonën ‘striatum’ me tipare të ndryshme nga çdo lloj tjetër dashurie,” tha studiuesja Parttyli Rinne, e universitetit Aalto në Finland.

Dashuria nuk është në zemër! Shkenca zbulon pjesë

Dashuria romantike gjithashtu gjeneronte aktivitet të madh cerebral, por gjithsesi përmbahej në zona të caktuara relativisht të vogla të trurit, thanë studiuesit.

Dashuria për natyrën e kafshët aktivizonte sistemin e shpërblimit/kënaqësisë së trurit dhe zonat e tij vizuale, por jo rajonet e sjelljeve shoqërore që përfshijnë dashurinë për njerëzit e tjerë.

“Kjo na jep një panoramë më të saktë në lidhje me aktivitetin në zonat e ndara të trurit”, shkruanin studiuesit.

Në studimi ata pyetën 55 prindër mbi lidhjet e tyre të ndryshme ku përfshiheshin dashuri të ndryshme që ata ndjenin, si ajo prindërore, ndaj partnerit, ndaj natyrës, ndaj një aktiviteti apo të tjera.

Duke analizuar reagimet e tyre ndaj stimujve të jashtëm u zbulua se zonat e trurit të aktivizuara për dashurinë mes njerëzve ishin të ndara nga ato për dashuri të tipeve të tjera.

Për shembull dashuria për njerëz të huaj ishte më pak shpërblyese dhe shkaktonte më pak aktivitetet, në krahasim me dashurinë e marrëdhënies intime.

Në përgjithësi nocionet e dashurisë për natyrën e kafshët nuk ishin të njëjta, por ajo për kafshët shtëpiake ishte e fortë dhe përfshinte zonat e rezervuara të dashurisë për njerëzit, thanë studiuesit.

“Dashuria për kafshët shtëpiake përfshinte dhe zona të trurit të rezervuara normalisht për dashurinë ndaj njerëzve, dhe kjo shihej më e theksuar te ata që zotërojnë kafshë sesa te ata që nuk mbajnë kafshë”, tha Rinne.

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
Dashuria Tru Zemër

Nga e njëjta kategori

Rubio: Evropa duhet të mbijetojë. Sekretari Amerikan i Shtetit jep mesazhet në konferencën e sigurisë

më shumë...

Një dashuri e pashuar 40-vjeçare, historia e artistëve Dhimitër dhe Fatbardha Topuzi në Elbasan

më shumë...

Lirohen 14 protestuesit e PD, Prokuroria kërkoi masa më të forta sigurie, Gjykata refuzoi

më shumë...

Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndodhë në Iran

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

2:00

Rubio: Evropa duhet të mbijetojë. Sekretari Amerikan...

1:46

Një dashuri e pashuar 40-vjeçare, historia e...

1:28

Lirohen 14 protestuesit e PD, Prokuroria kërkoi...

1:25

Projekti TID në Durrës/ Rama flet pas...

12:23

Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e...

12:03

EMRI/ Ekzekutohet me armë 25-vjeçari shqiptar në...

11:35

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan dhe...

11:21

Banorët që preken nga projekti TID protestë,...

11:13

Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë...

10:56

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me...

10:35

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu...

10:28

Sonte nuk ka Shën Valentin, në Tring...

10:12

I dehur dhe i armatosur, arrestohet 46-vjeçari...

9:55

18-vjeçarja me plumb në gjoks, familja Gjuta...

9:37

Ngjarja në një hotel në Sauk! Flet...

9:27

A e dinit? Historia tragjike që fshihet...

8:51

Sot dita e të dashuruarve, si lindi...

8:45

Parashikimi i motit për këtë të shtunë,...

8:33

Vetëplagoset 18-vjeçarja me armë zjarri, arrestohen 2...

8:22

“Në dashuri duhet të jeni të ndershëm”,...

Më të klikuarat

  • “Rushan Selko babai i fëmijës së 12-vjeçares që p*rdhu...
  • Alesia Balliu: Nëse unë fitoj në muaj 4 mijë euro, padiskuti...
  • Vetëplagoset 18-vjeçarja me armë zjarri, arrestohen 2 person...
  • Engjëll Agaçi largohet nga posti i Skekretarit të Përgjithsh...
  • Djegia e 16 lopëve dhe 4 viçave në Selenicë, 65-vjeçari me l...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.