E hënë, 23 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

DASH për Vizion Plus: Shmangni konfliktin, opozita të dialogojë me qeverinë

Departamenti Amerikan I Shtetit ka deklaruar se nuk ndryshon qëndrim sa I takon situatës politike në Shqipëri.

 

Në një reagim për Vizion Plus në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve, DASH ka theksuar se është me rëndësi që sundimi ligjit të respektohet.

 

Reklamë

DASH u ka bërë thirrje palëve politike që të rinisin dialogun dhe të punojnë për të ardhmen e vendit.

 

“Kemi parë raporte dhe mbetemi në komunikim me aktorët relevantë për implikimet ligjore të shpalljes. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe vlerësojmë situatën ashtu siç zhvillohet. Është me rëndësi që sundimi i ligjit të respektohet.

Lidhur me situatën politike, pozicioni ynë mbetet i njëjtë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të shmangur konfrontimin dhe për të punuar së bashku në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës duhet të kërkojnë një rrugë drejt dialogut me qeverinë lidhur me reformën zgjedhore.”

REAGIMI ZYRTAR I DASH PER VIZION PLUS

We have seen the reports and remain in communication with relevant actors on the legal implications of the announcement. We will continue to monitor and assess the situation
as it develops. It is paramount that the rule of law be respected.
 
Regarding the political situation, our position remains the same.  We urge all sides to avoid confrontation and to work together constructively for the future of Albania. 

 
The opposition parties should look for a path to dialogue with the government about electoral reform.

Vazhdo të lexosh

Reklamë