E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

DASH dhe Pompeo: Përshëndesim hapjen e negociatave, jemi në krah të Shqipërisë

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka përshëndetur vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

“Ne e mirëpresim vendimin për hapjen e negociatave me shqiperinë dhe maqedoninë e veriut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës” shkruan Pompeo në postimin e tij në twitter.

 

Reklamë

Ndërsa në deklaratën për shtyp të departamentit amerikan të shtetit, theksohet se:

 

“Shtetet e bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur pasi të dy qeveritë ndërmarrin reformat e nevojshme për të forcuar sundimin e ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ekonominë. Të dy vendet duhet të qëndrojnë të përkushtuar në axhendat e tyre përkatëse të reformave dhe shba do të vazhdojë mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e tyre në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e DASH.

Vazhdo të lexosh

Reklamë