E martë, 15 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Danielson takon Ramën

Ilustrim · Vizion Plus

Ne prag te vendimit te Bashkimit Evropian per hapjen ose jo te negociatave per anëtarësim, Tirana eshte kthyer ne nje stacion te rendesishem per funksionaret me te larte te Brukselit, por edhe nga qeveritë e vendeve anëtare.

 

Drejtori i përgjithshëm për zgjerimin ne komisionin europian Khrisitan Danielson pas nje takimi me kryeministrin Edi Rama ka postuar ne rrjetin social twitter nje mesazh per procesin e integrimit te Shqipërisë ne BE. Sipas drejtorit per zgjerimin vijimi me ritëm pozitiv të reformave, në mënyrë të veçantë zbatimin e ligjit, është i rëndësishëm në përparimin e procesit të integrimit europian.

 

Ndërsa te premten ne Shqipëri mbërrin ministri gjerman  i shtetit per europen Mikhael Roth, i cili ne prag te vizitës ka publikuar nje deklarate per rendesine e zbatimit te reformave si kusht për integrimin.

 

“Komisioni Europian me rekomandimin e tij per çeljen e negociatave me këto vende njohu përpjekjen  dhe përkushtimin e madh te javëve dhe muajve te fundit per përmbushjen e reformave. Shkupi dhe Tirana nuk duhet te heqin dore nga keto sakrifica, por te vazhdojnë me tej dhe kete do te nxis unë ne  bisedat e mija dhe takimet ne te dy vendet.”

 

Pak dite me pare ne Tirane mbërriti nje grup parlamentarësh gjermane te cilët kishin ne fokus zbatimin e reformës ne drejtësi; nga Holanda gjithashtu nje grup deputetesh takuan aktoret politike ne vend per te pare nga afër ritmin e reformave; ndërsa ne 23 maj do te vije ne Tirane deputeti i CSU në Bundestagun gjerman, i cili është njëkohësisht edhe zëdhënës i BE për zgjerimin, Florian Hahn.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh