Piloti Australian Daniel Riciardo është fituesi i çmimit te madh te Kinës ne formula 1. Piloti i skuderise Red Bull doli fitues përpara Valteri Botas te Mercedes dhe Kimi Raikonen te Ferrarit. Per fituesin e dy garave te para Sebastian Fetel vetëm nje vend i tete ne renditje ndonëse u nis i pari ne start. Kampioni ne fuqi Luis Hamilton ne vendin e 6. Gjithçka funksionoi keq per Vetel pas futjes ne pistën e Shangait te Sejfti Kar pas përplasjes ne bokse te dy makinave te skuderise Toro Roso.

 

Ferrari nuk arrin te përfitoje nga strategjia e bokseve pasi Red Bulli u jep piloteve goma te freskëta te buta dhe ata fluturojnë, ndërsa Fetel gjendet ne sanduich mes dy makinave Mercedes. Por do te vije edhe me keq ne xhiron e 42 kur ende ne vendin e dyte gjermani do te parakalohet nga holandezi Verstapen i cili ne tentative per t’i zëne vendin e dyte e përplas, duke e ekzagjeruar shume me agresivitetin e tij karakteristik. Te dyja makinat rrotullohen ne piste, Ferrari dëmtohet dhe ne fund vetëm vendi i 8, ndërsa arrin te ruaje kryesimin e kampionatit. Verstapen megjithe nje penalizim 10 sekondash per veprimin serish arrin ne vendin e katërt ne renditje.

 

Hamilton është i 6 dhe mjaft i acaruar me skuadrën, te cilën e akuzon se nuk i dha goma te tjera ne momentin kur Safety Kar hyri ne fushe. Nje duel i forte per vendin e pare mes Botas dhe Riciardos Pork i fundit pikërisht per shkak te gomave arrin te fitoje garën e pare kete sezon dhe te 6 ne karriere. Vetel ka 54 pike, i dyti është Hamilton me 45, ndërsa ne vendin e trete Bottas me 40. Gara e radhës është ne Baku te Azerbajxhanit me 29 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *