E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Damasku bombardohet me raketa, raportohet për të vdekur dhe të plagosur!

Raportohet se mbrëmjen e sotme tre raketa goditën një lagje në Damask në Siri, ku ka patur disa të vdekur dhe të plagosur.

Sipas mediave siriane, një nga raketat goditi një ndërtesë apartamentesh në lagjen Al-Mazeh, me dëshmitarë që raportuan një shpërthim të fuqishëm nga një apartament në katin e parë.

Reklamë

Informacione të pakonfirmuara tregojnë se ky ishte një sulm ajror izraelit.

Sipas gazetës Jerusalem Post, një grua u plagos nga sulmi, ndërsa pak më parë pati raportime se u dëgjua një shpërthim. Sipas raportit, forcat e sigurisë dhe ambulancat kanë mbërritur me nxitim në zonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë