Subscribe

Krimi duket se është “ulur këmbëkryq” në Elbasan. Brenda pak orëve, u vranë dy persona, Regis Runaj dhe Florian Lamçja.

“Vizion Plus” ka siguruar fotot e dy viktimave, ndërsa ka mësuar edhe detaje të reja për ta. Burimet bënë me dije se 23-vjeçari Regis Runaj, që u vra me thikë, ishte njeriu më i besuar i Emiljano Ramazanit.

Këtij të fundit ju bë atentat poshtë shtëpisë në datën 20 korrik. Për këtë arsye dyshohet se vrasja e tij mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Ramazanit.

I riu u gjet me disa plagë në shpinë të bëra me thikë, ndërsa humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Ai ka qenë i skeduar nga policia si shpërndarës droge.

Ndërsa për vrasjen e Florian Lamçes, që njihet si “Flor Qorri”, janë shoqëruar në polici dy miqtë e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *